http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Drejtorët e policive kriminale të rajonit dhe vendeve te Europes Juglindore janë mbledhur për sfidat e sigurisë. Ministri i brendshëm, Fatmir Xhafaj theksoi se agjencitë ligjzbatuese duhet te rrisin bashkëpunimin mes tyre për te goditur grupet e organizuara te krimit?Sot rajoni dhe Europa përballet me sfida te ndryshme te sigurisë por kriminalitet,krimet e renda, terrorizëm dhe trafikimin e emigranteve, krimi i organizuar, përbejnë padyshim sfidat me te mëdha qe nuk mund te adresohen te vetme. Për fat te keq natyra delikate e këtyre sfidave dhe interesat qe preken nga forca reaguese e policisë, shkaktojnë shpesh here sulme frontale ndaj policisë akuza, përbaltje dhe goditje te llojeve te ndryshme jo rralle edhe ne tryezën e grupeve kriminale ndaj ekipeve drejtuese te strukturave operacionale që operojnë në fushën e rendit dhe sigurisë?.Ndërkohë kreu i policisë së shtetit, Ardi Veliu u shpreh se policitë e vendeve te rajonit duhet te fokusohen me shume ne goditjen e veprimtarisë se trafikut te qenieve njerëzore qe nuk njeh kufij.?Jam shumë i bindur se rezultatet e takimit pritet të kontribuojnë në Planin Rajonal të Reagimit të Shpejtë të Veprimit të IISG, për të zbutur sfidat e migracionit dhe për të parandaluar një krizë të dytë të migrimit të Ballkanit Perëndimor duke iu përgjigjur nevojave të identifikuara deri më sot. Ne p?rfaq?suesit e policive të rajonit e më gjerë, ndajmë t? njëjtin mendim se krimi nuk njeh kufij dhe suksesi ndaj tij ?sht? një luftë e p?rbashk?t e t? gjithëve ne. Intensifikimi e forcimi i bashkëpunimit ndërmjet organizatave tona homologe t? rajonit dhe të gjithë Europës do të jetë hapi i duhur p?r nj? efikasitet të sigurt?.Takimi i drejtuesve te policive kriminale synon bashkërendimin e punës ne luftën ndaj krimit te organizuar.