http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Presidenti Aleksandër Vuçiç mbërriti në Moskë, ku pritet të takohet me presidentin rus Vladimir Putin. Kreu i shtetit serb është shprehur se do të kërkojë mbështetje konkrete nga homologu i tij rus, ndërsa e konsideron takimin e kësaj si vendimtar.Aleksander Vuçiç: ?Ky do të jetë ndër takimet më të rëndësishme me Putinin. Unë do të kërkoj mbështetje për Serbinë, dhe besoj se do të fitojmë nga Presidentit Putin, ashtu siç kemi fituar në të kaluarën. Situata në rajonin tonë është shumë komplekse, është e nevojshme çdo fjalë dhe veprim politik. Në një kohë kur po përparojmë ekonomikisht, kemi probleme të rëndësishme politike në rajon dhe, do të thosha, ka shumë gjëra ku nuk është plotësisht e sigurt se çfarë mund të jetë rezultati nëse ndonjë shqetësim ndodh. Për atë që ndodhi në Kosovë dhe Metohi javën e kaluar, me provokimet e Hashim Thaçit dhe të tjerëve; ne po përpiqemi të gjejmë zgjidhjen më të mirë për qytetarët tanë, kryesisht si të ruajmë jetën, paqen dhe sigurinë?.Ambasada serbe në Moskë njoftoi se dy homologët do të zhvillojnë takimin në orën dy sipas orës lokale.Takimi do të mbahet me dyer të mbyllura. Por kreu i shtetit serb zbuloi pak ditë më parë se në axhendën e bisedimeve do të jetë edhe rritja e tensioneve në Ballkanin Perëndimor. Fokusi kryesore do te jete tek Kosova dhe përpjekjet për normalizimin e marrëdhënieve mes Prishtinës dhe Beogradit.