Ora News - Ekskluzive Ora News/Moratorium por pyjet priten, pamje nga masakra në Bogë

2018-10-02 2

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Sëpata e paligjshmërisë po vepron në pyje edhe pse një moratorium 10 vjeçar me masa të rrepta është në fuqi. Ora News ka siguruar pamje të prerjeve të paligjshme në Bogë, në Zemër të Alpeve, nën hundën e autoriteteve dhe vetë banorëve.

Kjo është dëshmia (shikoni foton, videon) se sëpata e paligjshmërisë po vepron në pyje edhe pse ka një moratorium 10 vjeçar në fuqi.

Këto pamje janë regjistruar në rrugën për majën e Çardakut në Bogë, në Alpet e Veriut dhe janë sjellë në Ora News nga turistë të apasionuar pas natyrës.

Disa dhjetra pemë duket se janë prerë së fundmi. Trugjet ende të njomë dhe tallashi janë dëshmia se këtu motorsekat kanë vepruar pa rregull e ligj.

Bidonët plastike me mbetje benzine tregojnë se këtu është punuar gjatë dhe shumë.

Duket se një pjesë e druve të prerë janë marrë, ndërsa të tjerët kanë mbetur aty.

Nuk dihet nësë autoritetet i kanë gjetur ?kasapët e pyllit? apo ata ende nuk kanë mundur ti marrin.

Ora News u interesua pranë ndërmarrjes pyjore në Bashkinë e Malësisë së Madhe ku konfirmuan se ajo nuk ka dhënë asnjë leje për prerjen e pyjeve në këtë zonë.

Dhe për të shmangur abuzimet, Bashkia ka vendosur të krijojë një ndërmarrje të veten për të mos ia lënë në dorë privatit.

Por edhe pse nuk është fenomen i veçuar, shqetësim mbetet fakti se si këto persona arrijnë të presin sipërfaqe të konsiderueshme nën hundën e institucioneve e të banorëve që duhet të jenë të parë që duhet ti mbrojnë.

Në verë, qindra hektarë pyje në të gjithë vendin digjen e dëmtohen nga zjarret, ndërsa në dimër i pret sëpata e paligjshmërisë edhe pse në Shqipëri është në fuqi një moratorium 10 vjeçar me penalitete të forta.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/moratorium-por-pyjet-priten-ora-news-siguron-pamje-te-masakres-ne-boge