Nimic: Maqedonia te perparoje per çështjen e emrit

2018-10-02 0

Faktori ndërkombëtar i bën thirrje Shkupit të përparojë me vënien në zbatim të marrëveshjes me Greqinë për emrin e ri shtetëror, pavarësisht pjesëmarrjes së ulët në referendum e të dielës. Thirrjes i është bashkuar edhe Methju Nimiç, ndërmjetësuesi i OKB-së në negociatat mes Shkupit dhe Athinës.

Methju Nimiç, Ndërmjetësues i OKB-së: Duhet t?i kushtojmë vëmendje të veçantë atyre që votuan. 90% e pjesëmarrësve votuan ?Pro?. Tani varet nga lidershipi politik tani që ta marrë këtë referendum këshillimor në konsideratë dhe ta çojë në parlament.

Për Nimiçin, marrëveshja nuk mund të mbetet peng i pakicës që votoi kundër dhe bojkotuesve, të cilët sipas tij nuk paraqesin asnjë alternativë për të ardhmen e vendit. Ndërmjetësuesi ndërkombëtar u shpreh se marrëveshja ishte më e mira e mundshme për të garantuar paqe dhe stabilitet rajonal.

Në këtë këndvështrim e sheh situatën edhe sekretari i përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres, për të cilin e rëndësishme është vota masive ?Pro?.

Sipas analistëve, shumicës qeverisëse në Maqedoni i duhen edhe 9 vota për të siguruar 2/3-at në parlament për miratimin e marrëveshjes për emrin e ri ?Republika e Maqedonisë Veriore. Në të kundër, kryeministri Zaev paralajmëron se vendi do të shkojë në zgjedhje të reja.

Free Traffic Exchange