Report TV - Sot pretenca për Emiljano Shullazin dhe bandën e tij, policia 'blindon' Krimet e Rënda

2018-10-02 1

TIRANË - Sot pritet të jepet pretenca për Emiljano Shullazin dhe grupin e tij të akuzuar për disa vepra të rënda penale. Seanca është parashikuar të zhvillohet në orën 09:00 në Gjykatën e Krimeve të Rënda, ndërsa prokurorë të çështjes janë drejtuesja e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Donika Prela, Besnik Muçi, Anton Martini dhe Gent Osmani. Një javë më parë Krimet e Rënda shtyn për sot pretencën, për shkak se në seancën gyqësore munguan dy prej avokatëve të të pandehurve. Report Tv ka siguruar pamjet nga Gjykata e Krimeve të Rënda ku vihet re një prezencë e shtuar e forcave të policisë. Avokati i Blerim Shullazit, Aldo Tabaku së bashku me klientin e tij, por edhe Endrit Qyqa nuk ishin në seancë me pretekstin se ishin sëmurë, ndërsa u caktuan dy avokatë kryesisht për seancën e sotme për Blerim Shullazin dhe Endrit Qyqen, i cili nuk dëshiron më të ketë si avokat Vladimir Meçen. Ata jane Eralda Brahimasi dhe Aida Retushi.

Banda e Shullazit akuzohet për krijimin e grupit të strukturuar kriminal, kanosje për shkak të detyrës ndaj Mynyr Konit e Dhori Kules dhe shtrëngim me anë të kanosjes për dhënie pasurie kundër Ylvi Beqjes për ish-hotel "Vollgën" në Durrës. Shullazi rrezikon deri në 15 vite burg për akuzat, po ashtu edhe anëtarët e bandës; Gilmando Dani, Besmir Shullazi, Endrit Qyqja dhe Endrit Zela.