Referendumi në Maqedoni dhe Kosova, Kulla te ‘5 Pyetjet’: Dy vendet pranë zgjedhjeve të parakohshme

2018-10-01 0

Analisti i çështjeve ndërkombëtare Ilir Kulla ishte ftuar në studion e emisionin ?5 Pyetjet nga Babaramo? për referendumin në Maqedoni dhe zhvillimet në Kosovë pas debatit për rishikimin e kufijve. Referuar dështimit të referendumit në Maqedoni, ai tha se situata në Maqedoni nuk mund të vijojë me paterica, ndërsa shtoi se ka ka dy rrugë ?ose do të shkohet me një marrëveshje të madhe në parlament ose të shkosh edhe njëherë në zgjedhje dhe kjo do të thotë ?vdekje e marrëveshjes??.

Duhet të kishte bashkëpërfshirje dhe nuk mund të bëhej në 45 ditë, por të merrte disa muaj kohë, të përfshinte të gjithë shoqërinë në Maqedoni. Një pjesë e madhe e qytetarëve vendosën që ta bojkotojnë. Qytetet shqiptare morën pjesë në një nivel shumë të ulët. Referendumi është instrument politik dhe njerëzit mund të shprehin edhe zemërimin ndaj atyre që i qeverisin. Arsyeja kryesore lidhet me faktin se në 1 vit e gjysmë ka pasur 3 herë zgjedhje në Maqedoni. Kjo ishte një votë kundër dhe me rezultatin e djeshëm kjo shumicë nuk qëndron. Nuk mund të vijojë më një gjë me paterica, ose do të shkohet me një marrëveshje të madhe në parlament ose ajo që sugjeron Zaev, që të shkosh edhe njëherë në zgjedhje do të thotë ?vdekje e marrëveshjes?. Reagimi i Zaev ishte emocional pas humbjes.

Ilir Kulla
Përsa i përket debatit për rishikimin e kufijve mes Kosovës dhe Serbisë, Kulla tha se Prishtina ndodhet në krizë politike dhe zgjedhjet e parakohshme janë afër.

Free Traffic Exchange