Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Agjencia e Mbrojtjes së Producentëve ka nisur në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë betejën ligjore kundër Ministrisë së Kulturës. Pas shtatë vitesh, në maj të 2018, ky institucion i ka hequr licencën AMP për të vjelë fondet e të drejtës së autorit, të interpretuesve dhe producentëve. Kjo e drejtë prej muajit korrik i ka kaluar agjencisë "GRAMMA", e cila operon në treg prej majit të këtij viti.
Më datën 28 të këtij muaji, ajo është regjistruar si organizatë jo fitimprurëse në Gjykatën e Tiranës, dhe një ditë më pas i është përgjigjur thirrjes së hapur nga Ministria e Kulturës duke tejkaluar afatin me 24 orë.
Por shkelja e afateve dhe numri i ulët i anëtarëve të kësaj agjencie nuk janë marr parasysh nga Ministria dhe më 6 korrik 2018 ka vendosur "Për mos ripërtëritjen e licencës së agjencisë "AMP", si agjenci e administrimit kolektiv në fushën e të drejtave të prodhuesve të fonogrameve", duke zgjedhur për të licencuar në vend të saj agjencinë GRAMM-an.
Por ky vendim bie ndesh me një tjetër të dhënë nga Ministria e Kulturës. Më 10 tetor 2017 Këshilli Kombëtar i të Drejtës së Autorit ka përzgjedhur agjencinë AMP si agjencia që plotëson kriteret e parashikuara në ligj dhe që kanë të bëjnë me performancën më të mirë për mbledhjen dhe shpërndarjen e të ardhurave dhe mbulimin më të madh të territorit . Duke vlerësuar maksimalisht organizimin dhe eficiencën e AMP, AMP fitoi licensën si Sportel Unik për administrimin e të drejtës së autorit ''SUADA''
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/agjencia-e-producenteve-padit-ne-gjykate-ministrine-e-kultures