http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Ngjarja e ndodhur në Fushë Krujë ka risjellë edhe njëherë në vëmendje dhunën ndaj grave dhe mosfunksionimin e mekanizmave te mbrojtjes. Kryetarja e nenkomisionit parlamentar per barazinë gjinore, dhe parandalimin e dhunës Englantina Gjermeni e ka cilësuar keqtrajtimin e 25 vjeçares nje kambane alarmi.?E gjithe situata dhe rasti i ndodhur se fundmi ne Fushe Kruje është një kambanë alarmi për të gjithë ne. Padyshim ne si komision, ne si parlamentar, si deputet si ligjvënës jemi tërësisht te shqetësuar dhe te angazhuar dhe të gatshëm që probleme dhe raste te tilla te minimizohen. Unë personalisht kam nje përgjegjësi disafishe. Jo vetëm si kryetare e këtij nënkomisioni, por edhe si deputete, i nene, si grua por edhe si ish aktiviste qe kam trajtuar këto raste. Kam edhe pergjegjesine se jam nje nga përfaqësuesit qe jam zgjedhur ne Kruje. Me vjen mire që këtë seance dëgjimore e kemi organizuar me te gjithe ju pikërisht për të diskutuar lidhur me problematikat që ndeshin viktimat e dhunës me ekzistencën apo jo te mekanizmit te referimit te dhunës apo me mënyrën se si funksionon ky mekanizëm. Pjesa më e madhe juaja e monitoron këtë mekanizëm., jo thjesht me ndryshimet ligjore por me forcimin e rolit të parlamentit për këtë mekanizëm.?Gjithashtu Gjermeni ka kritikuar njesite vendore qe nuk kane zbatuar detyrat per ngritjen e infrastrukturës per te mbrojtur gratë nga dhuna.Nderkohe jashtë kuvendit një grup aktivistësh i kane bere thirrje kryetarit të kuvendit Gramoz Ruçi, Kryeministrit Rama dhe Prokurores së Përgjithshme, Arta Marku te marri masa urgjente për ndëshkimin e autorëve të dhunës ndaj grave.