Sërish protestë nga fëmijët dhe prindërit në fshatin Mengël të Elbasanit. Ata sot janë mbledhur në oborrin e shkollës, ndërsa fëmijët sërish janë futur me dhunë në ambientet e shkollës duke thyer derën hyrëse të saj.
Pas marrjes së informacionit se po dëmtohet shkolla, forcat e policisë kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe kanë bërë të mundur nxjerrjen e tyre nga shkolla. Shkak për rifillimin e protestës ka qenë mosmbajtja e premtimit nga ana e bashkisë e cituar edhe nga drejtoresha e kësaj shkolle, ku thuhej se punimet për rikonstruksionin e shkollës do të fillonin këtë të hënë.