Ora News - Opozita: Policia fshehu krimin e djalit të deputetit, reagon ministria e Brendshme

2018-10-01 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Opozita reagoi ashpër pas arrestimit të djalit të deputetit Rrahman Rraja dhe akuzës për përndjekje të ngritur ndaj tij. Deputetja Jorida Tabaku tha se arrestimi për akuzën më të lehtë është provë e pandëshkueshmërisë së krimit nën qeverisjen e Edi Ramës. Ndërsa deputetja e LSI, Klajda Gjosha tha se policia ka fshehur provat.

Tabaku: Çfarë e bën ngjarjen akoma më të rëndë, është se akuza për përndjekje, është ajo që ra dakord vetë përdhunuesi dhe babai i tij deputet natën e 21 korrikut, kur, në praninë e një oficeri policie, detyruan me armë vajzën e torturuar të tërhiqte dëshminë e saj. Prej asaj nate derisa skandali u bë publik, prokuroria nuk bëri asnjë veprim, megjithëse opozita e ka denoncuar këtë fakt, policia bëri gjithçka për të fshirë gjurmët e krimit dhe tani thjesht po bëjnë shown e rradhës. Arrestimin për fasadë në shkëmbim të heshtjes së opinionit publik.

Gjosha: Përse nuk u arrestua djali i deputetit që në korrik kur e dhunoi Xhisielën? Përse Policia e Shtetit fshehu provat dhe ngjarjet gjatë gjithë këtyre muajve? Kur do të thërriten për dëshmi deputetët e lidhur me ngjarjen si dhe kryeministri për deklarimin publik se do ta ndjekë këmba këmbës këtë ?horr?, deklarata të bëra për Nën Komisarin, Nuhu.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/opozita-policia-fshehu-krimin-e-djalit-te-deputetit-reagon-ministria-e-brendshme

Free Traffic Exchange