Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ora News siguron dokumentin prej 12 faqesh me të cilin Prokurorja Mirela Kapo i ka kërkuar gjykatës së Krujës arrestimin e Rexhep Rrajës, djalit të deputetit socialist në Fushë Krujë.
Në kërkesën e Prokurorisë se Krujës për caktimin e masës ?arrest me burg? ndaj djalit të deputetit socialist, zbulohet se ky i fundit e ka kërcënuar me jetë vajzën.
Kërkesa për caktimin e masës së sigurisë "arrest me burg" mban datën 29 shtator 2018 ndërsa Komisariati i Policisë Krujë ka përcjellë materialet hetimore në ngarkim të Rexhep Rrajës më 23 shtator.
Nisur nga ky material prokuroria rregjistroi procedimin penal në ngarkim të të hetuarit Rexhep Rraja për veprën penale të ?Përndjekjes? parashikuar nga neni 121/a i K.Penal.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/kercenimet-e-rexhep-rrajes-dua-te-vuash-e-jo-te-vdesesh-direkt-djali-tentoi-ta-dhunonte-ne-komisariat