Report Tv-E masakroi Xhisielën në hotel për një SMS/ Zbardhet kërkesa për arrestimin e Rexhepit

2018-10-01 1

Report TV dhe Shqiptarja.com zbardhin kërkesën e Prokurorisë se Krujës për caktimin e masës ?arrest me burg? ndaj djalit të deputetit të Fushë-Krujës Rrahman Rraja, i akuzuar për përndjekjen e ish të dashurës 25-vjeçare Xhisiela Maloku dhe i arrestuar një ditë më parë.

Kërkesa për masën e sigurisë është firmosur më 29 shtator 2018 nga prokurorja Mirela Kapo referuar materialeve të përcjella nga policia e Krujës që më 23 shtator 2018.

Në kërkesë prokurorja ka përmbledhur të gjitha faktet e rrëfyera nga Xhisela që tregojnë që ai e ka përndjekur pas denoncimit të saj të parë. Madje në kërkesën e prokurores përfshihet edhe një rast kur i riu e ka takuar në hotel vajzën, i ka thyer telefonin vetëm pse i erdhi një sms nga mikesha e saj për tu takuar. Pass këtij momenti Xhisiela e ka falur, por mes tyre ka pasur sërish grindje, sherr dhe dhunë të kthyera në një makth pa fund për të.

Pjese nga kërkesa e prokurores Mirela Kapo për arrestimin e Rexhep Rrajës

Shtetasi Rexhep Rraja prej disa vitesh ka qenë në një raport dashurie me viktimën Xhisiela Maloku. Palët janë njohur para shtatë vitesh në komunën Nikël të qytetit të Krujës dhe mes tyre ka pasur një raport intensiv lidhje dashurie.

Konkretisht Shtetasja Xhisiela Maloku me banim në komunën Nikël të qytetit të Krujës, fillimisht në datën 21.07.2018, pranë komisariatit numër tre të qytetit të Tiranës, ka kallëzuar faktin se në mënyrë të përsëritur, në episode të përsëritura dhe prej një viti përndiqet nga ana e shtetasit Rexhep Rraja.