Report TV-A duhet të largohet deputeti Rrahman Rraja nga PS? Flasin kolegët

2018-10-01 0

Rrahman Rraja nuk mori pjesë këtë mëngjes në mbledhjen e grupit parlamentar socialist, duke shmangur një takim me Edi Ramën.

Në mbledhje, kryetari i PS-së nuk e preku fare çështjen ?Rraja? duke mos njoftuar ndonjë masë politike si pezullimi apo përjashtimi nga grupi parlamentar, ndërsa Taulant Balla iu tha deputetëve se pavarësisht halleve të opozitës, socialistët duhet të vijojnë me axhendën e tyre parlamentare dhe politike.

Pas mbledhjes, në një prononcim për gazetaren e 'Report Tv', Esiona Konomi, deputetët socialistë janë shprehur se Rraja nuk ka pse të largohet nga parlamenti.

Po pse për çfarë dyshohet kolegu im? Për aq kohë sa nuk ka një njoftim Prokuroria atëherë ne nuk mundemi ta penalizojmë.

Xhemal Qefalia, deputet i PS-së
Unë besoj që ne për momentin kemi një proces penal të hapur, duhet të lejojmë organet e drejtësisë të thonë fjalën e tyre. Nuk na takon ne t?i tregojmë zotit Rraja se çfarë të bëjë.

Arben Pëllumbi, deputet i PS-së
Rasti i ndodhur së fundmi është një këmbanë alamri për të gjithë ne. Raste të tilla të mimimziohen. Unë kam përgjegjësi më shumë se të gjithë ne, kam edhe përgjegjësinë se jam zgjedhur në Krujë.

Eglantina Gjermeni, deputete e PS-së

Free Traffic Exchange