Muaji tetor është muaji i dedikuar luftës kundër tumorit më të përhapur sot tek gratë, që është kanceri i gjirit. Në këtë muaj ndërmerren një sërë fushatash ndërgjegjësuese për kontrollin dhe vetëkontrollin e grave për këtë tumor.
Shenja kryesore dalluese e fushatave sensibilizuese për këtë muaj, është shiriti rozë. Fushatat ndërgjegjësuese për kancerin e gjirit, kanë për qëllim ndërgjegjësimin e grave dhe vajzave adoleshente, për rëndësinë e shëndetit të gjirit dhe informimin mbi kontrollet e nevojshme tek mjeku.
Shiriti rozë, është përdorur për herë të parë në këtë kontekst, më 1991 nga Charlotte, Hayey, e cila luftoi me kancerin e gjirit. Ajo ishte e para që hodhi konceptin e ideimit të një fjangoje në formë shiriti ngjyrë portokalli, për të sinjalizuar fushatat për këtë kancer.
68-vjeçarja Haley i preu këto shirita në shtëpinë e saj, ndërkohë që vajza e saj, motra dhe e ëma vuanin nga kanceri. Ajo shpërndau mijëra shirita në supermarket me shënimin ?Buxheti vjetor i insitutit kombëtar për Kancerin është 1.8 miliardë dollar, dhe vetëm 5% shkojnë për parandalimin e kancerit. Na ndihmoni të zgjojmë ligjvënësit tanë duke veshur këtë shirit?.
Në këtë moment, ishte presidentja e Estee Lauder, Evelyn Lauder, që kërkoi nga Haley lejen për të përdorur këtë shirit. Haley nuk pranoi, dhe atëherë ishte revista Self që shiriti nga portokalli të pritej në rozë, duke u kthyer nga ky moment, në simbolin e fushatave për informim dhe parandalimin e kancerit të gjirit.
Çfarë është kanceri i gjirit?
Kanceri i gjirit është një tumor malinj, ku qelizat e gjirit rriten jashtë kontrollit. Kanceri mund të nisë në disa pjesë të gjirit dhe mund të përhapet nëpërmjet enëve të gjakut, dhe enëve limfatike. Edhe burrat mund të preken nga ky kancer, po në krahasim me gratë, këto raste janë shumë të rralla. Kanceri i gjirit është një nga tumoret më të përhapur sot në botë.
Instituti i Shëndetit Publik, ISHP njofton për disa nga faktorët e rrezikut. Ja cilat gra kanë më shumë rrezik të preken nga kanceri i gjirit.