Sherbim ne banese per te moshuarit e vetmuar

2018-10-01 9

Të moshuarit e vetmuar dhe të cilët nuk kanë mundësi t'i shërbejnë vetes do të kenë së shpejti edhe shërbimin në banesë.

Në ditën ndërkombëtare të të moshuarve teksa inauguroi edhe qendrën e re në Shkodër, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu bëri me dije se shërbimi i ri do të nisë aplikimin në vitin e ardhshëm.

Në të gjithë vendin janë 92 mijë të moshuar të vetmuar dhe të braktisur, por vetëm 5% e tyre janë të izoluar dhe nuk mund të lëvizin për shkak të sëmundjeve që kanë.