Buxheti 2017, më shumë harxhime për transport e shëndetësi - News, Lajme - Vizion Plus

2018-10-01 0

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Shpenzimet mesatare të familjeve shqiptare në 2017 arritën në 73. 400 lekë në muaj, me një rritje prej 0.4% krahasuar me një vit më parë. Bëhet fjalë për një familje prej 4 anëtaresh.E thënë ndryshe një individ shpenzon mesatarisht për konsum 19.660 lekë në muaj, nga ku peshën kryesore vijojë ta mbajnë shpenzimet për ushqime.Instituti i statistikave në anketën e kryer për shpenzimet e shqiptarëve ka konkluduar se konsumi i familjeve për ushqime ra në 2017 me 2.2% në raport me një vit më parë, ndërkohë që ky trend është vërejtur edhe për veshjet.Por transporti dhe shëndetësia duket se kanë mbajtur një peshë jo të vogël në shpenzimet e familjeve shqiptare. Të dy këto grupe kanë shënuar rritje të ndjeshme, për shkak edhe të çmimit të karburanteve dhe transportit por edhe të medikamenteve. Rritje kanë shënuar edhe grupi hotele dhe restorante.Tirana vijon të kryesojë qarkun me shpenzimet mesatare familjare më të larta për konsum me 88 mijë lekë në muaj, e ndjekur nga Durrësi dhe Shkodra. Ndërsa qarqet me nivelin më të ulët të shpenzimeve janë ai i Dibrës dhe Elbasanit.