Edhe nje vit per “investitoret strategjike”

2018-10-01 2

Kuvendi shtyu edhe me një vit efektin e ligjit të investimeve strategjike. Zgjatja e afatit i lejon qeverisë që të ftojë biznese të huaja dhe vendase në Shqipëri për të investuar shuma të mëdha, ku në këmbim atyre do t?i ofrohet mbrojte ligjore, shkurtim i procedurave dhe përdorim i tokës shtetërore ose private në bazë të vlerës që do të investohet.

Edit Harxhi, zv/ministër i Ekonomisë dhe Financave njoftoi se vitin e ardhshëm qeveria do të sjellë në Kuvend një ligj të ri, i cili do të unifikojë parimet në ligjin për investitorët e huaj edhe për ata vendas.

"Jemi duke punuar me IFC për shkrirjen në një të ligjit për investimet e huaja me atë të investimeve strategjike duke reflektuar konceptin e barazisë mes investitorëve".

Në 3 vite të funksionimit të ligjit të investimeve strategjike, Komiteti i Investimeve Strategjike ka dhënë miratimin e statusit të veçantë për 10 investitorë, kryesisht në fushën e turizmit dhe atë të bujqësisë dhe energjisë, ku shumica e bizneseve janë shqiptarë.