Report Tv-Kompleksi i ri me godinën e FSHF-së, vijojnë punimet intensive

2018-10-01 2

Krahas ?Arenës Kombëtare? po vijojnë punimet intensive edhe për ndërtimin e kompleksit që përfshin godinën e re të FSHF-së. Sipas projektit, pritet që kompleksi të jetë gati brenda muajit maj, ndërsa momentalisht janë ezauruar punimet për katin përdhe, në një kohë që ka nisur puna për ngritjen e katit të parë.

Parashikohet që në fund të punimeve federata të ketë në dispozicion një mini-stadium dhe dy fusha stërvitore. Kompleksi do jetë i të gjithë standarteve bashkëkohore, me tribunën e medias nga të dy anët. Po kështu, në ambjentet e brendshme është projektuar dhe do të ngrihet një sallë e madhe fizioterapie në dispozicionin të futbollistëve të të gjitha moshave.

Nuk do të mungojnë dhomat e zhveshjeve, dhoma e arbitrave, dhoma e zyrtarëve, kontrollit dhe antidopingut. Ndërtimi i këtij kompleksi i jep fund edhe problemit të kombëtareve të moshave, të cilat ishin të detyruara të lëviznin nëpër qytete të ndryshme sa herë kishte ndeshje. Shtëpia e Re e Futbollit do jenë funksionabël për sfidat zyrtare e miqësore të kombëtares së moshave, apo edhe ndeshjeve të tjera brenda vendit.

Free Traffic Exchange