Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, u ësht" /> Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, u ësht"/>

Ora News - Bushati shpreh keqardhje për 'katandisjen e opozitës"

2018-10-01 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, u është përgjigjur nga Shkodra akuzave të opozitës për implikim në grupin kriminal "Bajri"

Bushati shprehu keqardhje për 'katandisjen e opozitës".

Bushati: Kam përshtypjen që nga gënjeshtratët patologjikë është shumë e vështirë për të pritur të vërteta. Më vjen keq që vendi ka këtë opozitë që ka frikë nga e vërteta, ka frikë nga institucionet, është e vetmja opozitë në Europë dhe Botë që ka frikë nga Komisioni i Venecias.

Nga ana tjetër, besoj se duhet të tregohemi të gjithë të duruar me opozitën që ka humbur besimin tek vota dhe koncepti alternativ ndaj qeverisë dhe përsa kohë e ka humbur këtë besim nuk është se do të presim ditë më të mira në ktë drejtim.

Thjesht shpreh keqardhjen time më të madhe për nivelin e debatit, shpifjet që tentojnë të helmojnë hapësirën publike. U bëj thirrje të gjithë institucioneve të shtetit të së drejtës të vazhdojnë luftën kundër krimit dhe kundër korrupsionit. Shpresoj që edhe opozita të bëjë të njëjtën gjë.

I pyetur nga gazetarët për një koment lidhur me deklaratat e Ministrit grek të Mbrojtjes lidhur me Vorioepirin, Bushati pari këtë koment:

Bushati: Unë jam Ministër për Europën dhe Punët e Jashtme, nuk jam komentator politik.Komentatorë politikë në Shqipëri janë me shumicë, e keqja është se një pjesë e mirë e politikanëve po kthehen dita- ditës në komentues politikë.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/bushati-shpreh-keqardhje-katandisjen-e-opozites