Rama inaguron punimet e rrugës Kardhiq-Delvinë - News, Lajme - Vizion Plus

2018-09-30 2

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Kryeministri i vendit Edi Rama, në vijim të takimeve të tij në kuadër të bashkëqeverisjes, këtë të dielë ndodhet në Gjirokastër.Kryeministri ka ndjekur nga afër fillimin e punës për ndërtimin e rrugës së re kombëtare Delvinë-Kardhiq, e cila do të ketë një impakt të madh transformues për turizmin, ekonominë dhe punësimin.?Historia shekullore e Kardhiqit, që thuajse është populluar sot merr një kthese jo si një histori fshatrash, por zone që ka një potencial të madh zhvillimi ekonomik dhe turistikdhe që ka një potencial në ekonomine kombëtare që sjell në lëvizshmerinë e përgjithshme dhe të turizmit. Sot Saranda dhe Gjirokastra nëse deri më tani kanë qenë me veshtiresi lëvizje tashmë ato do të jenë një dhe do të kene mundësi turistike. Kjo është një shteg i përdorur në prehistori, nga turqit gjermanet, italianet, iliret dhe romaket, Kardhiq-Sarande është një shteg i rëndësishëm i cili tashmë do e shkurtoje me një ora lidhjen e Sarandës me Tiranën. Përfundimi i këtij aksi dhe Bypass të Fierit, ne do të kemi një lidhje Sarandë-Tiranë që nuk do të marrë më shumë se tre ore kohë. Sot më vjen mire që ne arrijmë të tregojmë se çfarë kuptojmë ne sot me rrugë, nëse nuk e bënim këtë dallim tashmë qoftë nga nyja e Milotit, rruga e Pogradecit tashmë na jep të kuptojmë që kemi standart të rrugëve evropiane dhe rruget e mëparshme ti arkivojmë në të shkuarën.?

Free Traffic Exchange