Ora News -Katastrofa mjedisore e Porto Romanos

2018-09-30 2

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Këto pamje tregojnë gjendjen e vendgrumbullimit të mbetjeve në Porto Romano të Durrësit që mbetet ende një vatër e ndotjes mjedisore jo vetëm për zonën ku shtrihet!

Mbetje që digjen çdo ditë duke hedhur në atmosferë lëndët toksike që çlirojnë

Banorë thonë se jetojnë brenda një zonë në katastrofë mjedisore.

Këto ditë të shoqëruara me erë kanë qenë të vështira për qindra familje që jetojnë aty pranë!

Banorët thonë se nuk mundin të çelin as dritaret si pasojë e tymit që mbulon zonën

Në muajin qershor pas mbledhjes së qeverisë në Durrës, kryeministri Edi Rama inspektoi zonën dhe premtoi transformim të plagës mjedisore!

Bashkia iu përgjigj me shpalljen e gjendjes mjedisore, por prej asaj kohë asgjë nuk ka ndryshuar

Kryeinxhinieri i ndërmarrjes Komunale Durrës, Syri Gjergji, pranon për Ora News se gjendja është alarmante, por gjithçka ka mbetur tek deklarata e Kryeministrit

Gjergji: Kemi marrë disa masa aktuale, duke pastruar kanalet dhe duka shuar zjarrin, por për të thënë të vërtetën, vendgrumbullimi i plehrave në Porto Romano është shumë problem.

Kryeinxhinieri Gjergji shprehet gjithashtu se ndërmarrja nuk po kryen investime për rrethimin e fushës së mbetjeve pasi po presin të vendgrumbullimi të mbyllet dhe të kthehet në park.

Gjergji: Shumë banorë atje e kanë kthyer në vend pune dhe vend për ushqimin e derrave.

Kryeinxhinieri thotë se ndërmarrja po përpiqet të ulë nivelin e ndotjes duke fikur dhe mbajtur nen kontroll djegien e plehrave, por janë banorët e zonës të cilët i vënë zjarrin për të mbledhur metal. Gjergji kërkon ndërhyrjen e policisë për largimin e këtyre banorëve, pasi janë kthyer në shqetësim dhe pengojnë punëtorët e ndërmarrjes të kryejnë punën ne tyre.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/katastrofa-mjedisore-e-porto-romanos