Rama inaguron punimet e rrugës Kardhiq-Delvinë: Nga Tirana në Sarandë për 3 orë, rritje ekonomike

2018-09-30 6

KARDHIQ, GJIROKASTËR-Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në inagurimin e nisjes së punimeve të rrugës Kardhiq-Delvinë. Rama ka thënë se ndërtimi i kësaj rruge do të shkurtojë përshkimin e distancës nga Tirana në Sarandë në 3 orë. Rama tha se kjo rrugë do të bëjë të mundur që të ketë një rritje të punësimit, lëvizjes duke ndikuar drejtpërdrejt në rritjen ekonomike.

Së shpejti fillon segmenti Thumanë-Kashar, Milot-Balldrenë, Orikum-Llogara. Do kemi një pamje tjetër të rrugëve të Shqipërisë. Do përfshihet edhe By-passi i Tepelenës që do të integrohet në këtë rast. Edhe këtu kemi trashëguar të njëjtin problem si në rrugët e tjera, mungesën e studimit gjeologjik. Të gjitha këto do sjellin rritje të ekonomisë, punësimit dhe lëvizshmërisë. Duke iu garantuar se ne do të bëjmë diferencën, do kërkojmë maksimumin e cilësisë nga kompanitë. Do shkurtohet diferenca e rrugës Tiranë-Sarandë, në 3 orë. Buxheti për rrugën Kardhiq-Delvinë do të jetë nga shteti dhe bashkëpunimi me PPP.

Edi Rama, kryeministër