Forcat e Armatosura të Shqipërisë duke nisur nga dita e sotme kanë një grup batalioni me aftësi të plota luftarake, sipas standarteve të NATO-s.
Në fund të stërvitjes një javore ?Albania Lion/Biza 18?, ku morën pjesë mbi 1 mijë e 200 trupa e mjete ushtarake, Grup- Batalioni i Këmbësorisë së Lehtë u çertifikua si ?Combat Ready? (i gatshëm për luftë), nën monitorimin e ekspertëve të NATO.
Në stërvitje mori pjesë edhe ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, e cila në fjalën e saj u shpreh FA-të kanë shënuar një pikë kthese në historinë e tyre, duke u renditur të barabartë mes të barabartëve.
?Çertifikimi, nga ana e NATO-s, i Grup Batalionit të Lehtë të Këmbësorisë dhe deklarimi i tij, (Combat Ready), ?I gatshëm për luftë? shënon përmbushjen e pjesës më të rëndësishme të detyrave tona të shtëpisë, detyrimeve të Paketës së Objektivave të Kapaciteteve të vendit tonë ndaj Aleancës. Ndaj pa frikë mund ta quajmë këtë hop cilësor, një eveniment historik në marrëdhëniet tona me NATO-n?, theksoi më tej, ministrja Xhaçka.
Olta Xhaçka, ministre
Më tej, ministrja Xhaçka nënvizoi se progresi është i prekshëm dhe ambicia do të jetë modernizimi i plotë strukturave të FA.
Forcat e Armatosura i dalin zot çdo pune dhe detyre që ju ngarkohet. Ashtu siç dinë të kryejnë operacione luftarake dhe paqeruajtëse, ashtu dinë edhe të kryejnë shërbime, atje ku të tjerët e kanë të pamundur. Të tillë jeni ju, të gatshëm në çdo kohë në shërbim të qytetarëve dhe të vendit. Falë këtij shembulli që ju keni vendosur, të rinjtë dhe të rejat që do të zgjedhin forcat tona të armatosura, e që do t?i bashkohen shumë shpejt shkollës së NATO-s, do të kenë shumë më tepër arsye për t?u afruar e shumë më tepër hapësira për të ngjitur shkallët e karrierës së profesioneve të ndryshme në Forcat e Armatosura njësoj si kolegët tanë të Aleancës.
Olta Xhaçka, ministre
Grup- Batalioni i Këmbësorisë së Lehtë (GBKL) gjatë stërvitjes certifikuese "Albanian Lion/Biza 18", iu nënshtrua një sërë skenarësh, të përgatitur mbi praktikat më të mira të vendeve të NATO dhe të bazuar në doktrinat e Aleancës për sa i takon GBKL, duke testuar kapacitetet operacionale që ata zotërojnë, por edhe për aftësitë e tyre profesionale në fushën e luftimit.