Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Shtatë grupe kriminale të cilat vepronin në disa shtetet, mes tyre edhe në Shqipëri, kanë kontrabanduar në Britani, SHBA dhe Kanada 300 shtetas shqiptarë.
Në pranga janë vënë 39 persona dhe 12 janë shpallur në kërkim nën akuzën e organizimit të kalimit të paligjshëm të kufirit. Mes të arrestuarve janë edhe 2 efektivë policië dhe 5 maqedonas.
Drejtori i Policisë Kriminale Eduart Merkal u shpreh se operacioni është organizuar në bashkëpunim me agjentët speciale amerikane. Sipas tij për të hyrë ilegalisht në Britani paguhej 7 mijë paund dhe 25 deri në 30 mijë dollarë për në SHBA dhe Kanada.
Në një deklaratë të përbashkët për Media, Policisë së Shtetit, SHÇBA, Prokuroria për Krimeve të Rënda dhe Partnerëve Amerikanë u dhanë detajet e pjesës së dytë të operacionit ?One If By Land" në kuadër të goditjes së kontrabandimit të personave me qëllim emigrimin drejt SHBA-së, Kanadasë dhe Mbretërisë së Bashkuar.
Shtatë grupe kriminale kuntrabanduan 300 shqiptarë-Nga veprimet hetimore të kryera rezulton se 7 grupe të strukturuara kriminale, të cilat operonin në Shqipëri, Bullgari, Spanjë, Francë, Republikën Domenikane, Itali, Mbretëri e Bashkuar, SHBA, Kanada, kanë mundësuar kontrabandimin e mbi 300 personave (shtetas shqiptarë) në drejtim të vendeve si Mbretërisë së Bashkuar, SHBA-së dhe Kanadasë.
Shuma që i merrej çdo shqiptari-Për çdo person paguhej nga 7000 paund për në Mbretërinë e Bashkuar dhe nga 25 000 ? 30 000 dollarë për në SHBA dhe Kanada.
Pjesëtarët e këtyre grupeve kriminale përmes veprimeve aktive ndihmonin shtetasit shqiptarë të interesuar për të emigruar në mënyrë të paligjshme drejt vendeve të mësipërme, duke falsifikuar dokumenta udhëtimi dhe identiteti të vendeve të BE-së.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/shtate-grupe-kriminale-kuntrabanduan-300-shqiptare-ne-britani-shba-kanada