http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Kryetari i bashkisë së Tiranë u takua me senatorin italian Luciano D?Alfonso. Ky i fundit vlerësoi ndryshimet qe ka pësuar kryeqytetit shqiptare duke thënë se Tirana po ecën me ritmin europian. Luciano D?alfonso: ?Jam shumë i kënaqur që gjendem sërish në qytetin e Tiranës, për t?u përshëndetur me kryebashkiakun e Tiranës, i cili për mua përfaqëson një pikë referimi jo vetëm kombëtare, por edhe ndërkombëtare për qeverisjen e mirë. Në Tiranë gjen shumë mirë edhe projekte investimi nga sipërmarrës italianë. E gjithë kjo i shkon si meritë atij që sot është në qeverinë qendrore, Edi Ramës, por shkon edhe si meritë e atij që është në qeverisjen lokale. Shoh se ju keni kapacitetin për identifikimin e pritshmërive të qytetarëve, të sipërmarrësve dhe keni ndërtuar një qytet që ecën me shpejtësinë e Europën?. Erion Veliaj e vuri theksin tek marrëdhëniet miqësore që ekzistojnë mes dy vendeve dhe u shpreh optimist për shtimin e investitorëve të huaj. Erion Veliaj: ?Është një moment special për marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Italisë. Qeveritë ndërrojnë, por njerëzit mbeten, dhe raporti që kemi mes njerëzve është një raport i jashtëzakonshëm, ndaj mezi pres gjithashtu që investimet Abruceze në Tiranë apo në Shqipëri, ato që janë biseduar edhe me kryeministrin edhe me Bashkinë, të mund të ecin përpara. Sot sipërmarrësit nuk duhen anatemuar, sipërmarrësit janë për t?u përqafuar, nuk mund të bëjmë politikë nëse nuk ka sipërmarrës që punësojnë njerëz, që eksperimentojnë në fusha të reja dhe që në fund i zhvillojnë të dyja kombet, si këndej, si andej Adriatikut Veliaj vlerësoi kontributin që Luciano D?Alfonso ka luajtur në të kaluarën, si President i Rajonit të Abruzo-s dhe atë të Kryetarit të Bashkisë së Peskarës.