Zjarr në Fushë Arrëz, kryetari i bashkisë apel në Report Tv: Ndihmë! Do shkrihen dy fshatra

2018-09-29 2

Intervista e kryetarit të bashkisë për Report Tv

Si paraqitet situata në Fushë Arrëz?
Zjarri kaloi përmasat. Është bërë i papërballueshëm, ka banorë të rrezikuar. Ditën e parë e shuam vetë zjarrin, por u aktivizua prapë dhe ka tre ditë që po përleshemi me zjarrin.

Sa banesa janë në rrezik?
Zjarri ka arritur deri në oborrin e shtëpive, pas 20 minutash fshati mund të shkrihet nga zjarri. Bashkia ka qenë e mbyllur, të gjithë punonjësit janë atje. Kemi kërkuar ndihmë nga qeveria, por helikopteri e ka pasur të pamundurën që të futet. Në fshatin Tuc dhe Lumbardhë rrezikohen 20 banesa. Kjo situatë ishte e paparashikueshme.

A keni bërë thirrje për evakuim?
Kemi bërë thirrje për evakuim. Kanë ardhur forcat nga FA, po punojnë për shuarjen e flakëve.

Dihen shkaqet e zjarrit?
Nuk dihen shkaqet e zjarrit