Qindra të vdekur nga termeti dhe cunami që goditi Indonezinë - News, Lajme - Vizion Plus

2018-09-29 6

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Më shumë se 400 persona kane vdekur dhe dhjetera te tjere rezultojne te zhdukur si pasoje e termetit 7.5 balle dhe cunamit qe pasoi lekundjet e forta te tokes ne qytetin në qytetin Palu të Indonezisë. Ishulli Sulaëesi në Palu ishjtge me i godituri nga cunami qe u provokua nga termeti i forte ndersa dallget ishin mbi tre metra te larta duke shkaktuar nje masaker te vertete ne jetge njerezish por edhe deme materiale. Mijëra shtëpi, lokale, biznese te tjera, qendra tregtare por edhe spitale u shkaterruan nga kjo fatkeqesi e madhe natyrore qe goditi kete zone. Nje numer i madh ushtaresh eshte stacionuar ne keto zona qe jane goditur nga termeti dhe me pas nga cunami ndersa qyteti i Palu eshte pa energji elektrike. Indonezia eshte nje vend me aktivitet te larte sizmik, lekundje te cilat pasohen edhe me cunami per shkak se kemi te bejme me nje vend te rrethuar i gjithi nga uji. Ne 2004, ishulli Sumatra i goditur nga cunami shkaktoi 226,000 viktima ne Indonezi.