'Xhisiela', Rama: Askush nuk është mbi ligjin, sillni prova për implikimin e deputetit Rraja

2018-09-29 0

Kryeministri Edi Rama ka komentuar sërish nga Korça rastin e Xhisiela Malokut, për të cilën thotë se drejtësia duhet të bëjë punën e saj e t?i shkojë deri në fund çështjes. Ai shpreh shqetësimin se ajo po përdoret nga disa media, apo analistë për qëllime politike dhe kjo siç tha Rama, është njësoj sikur të dhunohej për herë të dytë.

Qëndrimi im është ai që ka qenë gjithmonë për dhunën, askush nuk është dhe nuk mund të jetë mbi ligjin, për PS askush nuk është dhe nuk mund të jetë mbi ligjin. Këtë qëndrim e kemi sa herë jemi ballafaquar me fakte. Së pari jetojmë në një kohë dhe fatkeqësisht në një mjedis të shpifjes mishërohet te partia kryesore e opozitës. Unë nuk jam këtu për t?iu përgjigjur akuzave halucinante të pa bazuara në asnjë fakt që bëhen për mua apo kolegë të mitë. Përsa i përket vajzës mund të them se së pari policia ka bërë detyrën dhe nuk ka pasur asnjë trajtim preferencial për djalin. Për një shkelje të procedurës një oficer është pezulluar dhe policia i ka përcjellë çështjen prokurorisë. Së dyti vajza meriton drejtësi dhe mbështes fuqishëm organet që ta çojnë çështjen deri në fund. Së treti, abuzimi publik me vajzën e dhunuar dhe transformimi i dramës së saj në një motiv lufte politike është ridhunim publik i vajzës nga PD, mediat dhe analistët që e kanë kthyer në mish për topat e luftës së tyre.

Kryeministri Edi Rama