Rama pyetet nga gazetarët për rastin e vaj" /> Rama pyetet nga gazetarët për rastin e vaj"/>

Ora News - "Xhisiela" Rama: Jetojmë në kohë të mbrapshtë, horri u kthye në hero

2018-09-29 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Rama pyetet nga gazetarët për rastin e vajzës Xhisiela. Rama e quajti dhe "horr" ish oficerin e policise Emiljano Nuhu i cili ka pretenduar se është kërcënuar në zyrë pasi ka marrë kallëzimin e shtetases Xhisiela Maloku ndaj djalit të deputetit të PS, Rrahman Rrahja.

Edi Rama: "Qëndrimi im është ai që ka qenë gjithmonë. Për mua askush nuk është e nuk mund të jetë mbi ligjin për PS-në, askush nuk mund të jetë mbi ligjin.

Këtë qëndrim e kemi jo vetëm me fjalë por e kemi materializuar sa herë ballafaqohemi me faktet, ndryshe nga të tjerët.

Jetojmë në një kohë dhe në një mjedis ku kjo kohë e mbrapshtë e gënjeshtrës dhe e shpifjes e kthyer në terror informativ për qytetarin mishërohet tek PD, si zëdhënëse kryesore e saj. Unë nuk jam këtu për tiu përgjigjur akuzave alucinante të pabazuara në asnjë fakt që bëhen qoftë për mua qoftë për kolegë.

Sa i takon vajzës mund të them se policia e shtetit ka bërë detyrën.

Dhe djali i deputetit nuik ka pasur asnjë trajtim preferencial

Vajzën e kanë kthyer në mish për topat e luftës së tyre politike dhe mediatike.

Dua ti siguroj se çka ka të bëjë me të drejtën e drejtësinë është e panegociueshme. Të zbardhni githcka lidhur me një horr të kthyer në hero.

Ka braktisur detyrën ka sabotuar hetimin dhe ka përdorur rastin për të marrë azil politik në një vend tjetër. Nuk do i ndahemi këmba këmbës atij horri


Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/xhisiela-rama-jetojme-ne-kohe-te-mbrapshte-horri-u-kthye-ne-hero

Free Traffic Exchange