Report TV - Londër/ Arrestohen dy shqiptarë me 81 kg kokainë, vlera 8 mln stërlina

2018-09-29 75

Policia e Londrës arrestoi dy shqiptarë që po transportonin 81 kg kokainë me vlerë tregu 8 milionë stërlina. Të arrestuarit janë Haxhi Shehu 34 vjeç dhe Fitim Prenci 39 të cilët që në seancën e parë gjyqësore pranuan akuzat për trafik droge.

Masa e dënimit për ta do të jepet në javën në vazhdim në gjykatën e Londrës Southwark Crown Court. Policia Londineze thotë se dy shqiptarët ishin banues në rrugën Newlands Street, Witham, Essex.

Fillimisht oficerët e komandës për krimin e organizuar në policinë metropolitan i kapën Haxhi Shehut dhe Fitim Prencit 79 kg kokainë që po e transportonin me një Ford Focus i parkuar në rrugën Collingwood në zonën Witham.Për këtë sasi kokaine policia kishte marrë informacion paraprakisht dhe u vu në ndjekje të shqiptarëve. Kjo sasi kokainë ishte e vendosur në katër çanta. Dy kilogram të tjera kokainë iu kap në një shtëpi në rrugën Newlands sëbashku me një makinë numërimi parash dhe disa celularë.Detective Constable Liam Hurley, I cili udhëhoqi këtë hetim u shpreh se: ?Haxhi Shehu dhe Fitim Prenci qartësisht ishin të përfshirë në trafikun e kokainës në një nivel të lartë kjo për vetë sasinë e kapur të drogës. Ne ndërmorëm një operacion të shpejtë nga ku oficerët tanë mundësuan sekuestrimin e kësaj sasie kokaine e destinuar për tregun e Londrës dhe Jug Lindje të Anglisë?.