Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Aktivisti i shoqërisë civile Besjan Pesha i ftuar në "Ekopolitikë" në Ora News, tha se duhet moratorium 10-15 vjeçar për koncesionet, duke shtuar se ato nuk kanë përmirësuar asnjë shërbim për qytetarët. Pesha thotë se koncesionet po krijojnë kompani monopol, duke shtuar se krijohen kompani me kapital 100 mijë lekë dhe marrin koncesion 120 milionë euro siç ndodhi me kompanitë e inceneratorëve.
Pesha: Përveç këtyre amendimeve që keni propozuar, ju duhet të dilni edhe me amendime që do të keni një moratorium të këtyre praktikave për një periudhë 10-15 vjeçare. Pse? Sepse unë besoj se në qoftë se i bëjmë një analizë, shumica e këtyre koncesioneve që janë dhënë fare mirë mund t'i bënte shteti dhe i ka bërë. Shembulli i karburanteve. Është një procedurë që vazhdon nga shteti pa problem. Paratë që mund të shkonin për shkolla, do shkojnë tani në xhepin e një individi.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/pesha-memorandum-koncesionet-kompani-me-kapital-100-mije-leke-marrin-120-mln-euro