Taulant Balla në Repolitix. A do ta pranoj PS vetingun e politikanëve?

2018-09-28 0

Këtë nuk e kemi vetëm ne. Dhe kjo është një çështje që dihet. Nuk ka shembull më të ngjashëm se ajo që është bërë në Rumani. Atje departamenti anti-korrupsion nuk bëhej nga zyrtarët. Të dal unë edhe Basha atje, ai të thotë Rama nuk kalon, unë të them Berisha nuk kalon.

Kur ngrihen institucionet SPAK dhe BKH?

Unë jam shpresëplotë se për 27 javë do të ngrihen institucionet. Parimi i reformës në Drejtësi nuk do të zgjidhen më nga parlamenti.

Pse thoni që doni ta çoni çëshjen në Venecia?

Është detyrim.

Basha ka thënë: E rrëzoj Ramën me 10000 vetë por nuk më lë Merkel dhe Trump.

Unë nuk jam i kënaqur si shqiptar me këtë degradim të PD-së. Kjo opozitë s?ka lidership. Sondazhet janë të rëndësishme për të kuptuar se ku je. Nëse Lulzim Basha vazhdon kështu? Opozita është pushtet i rëndësishëm nëse dini ta përdorni. Edhe ne kemi bojkotuar por donim transparencë. Ata kanë bojkotuar për kërkesën e tyre të reformës zgjedhore. Atë të famshmen e çadrës. Paketa është gati, ata e bojkotojnë.

Zgjedhjet lokale, keni ndonjë të konfirmuar? Veliaj p.sh., dhe nëse po pse keni hezituar që ta shmangni?

Ne nuk i kemi dhënë rëndësinë që duhet parlamenteve lokale. Unë vlerësoj që këshillat duhet të kenë një përfaqësim më të mirë. Ne kemi vendsur që listat për kandidat këshilli të mos jetë më e kapur. çdo person i zakonshëm që mendon që mund ta përfaqësojë më mirë komunitetin e tij le të vijë në PS dhe janë shumë të mirëpritur. Deri më tani kemi 1000 kërkesa.