TIRANE - Unaza e Madhe e Tiranës vijon të përdoret nga drejtuesit e automjeteve për gara shpejtësie. Nga kamerat spiune të policisë rrugore në akset problematike, janë evidentuar raste kur shoferët e përdorin rrugën si mjet argëtimi dhe adrenaline. Për dy orë kontrolle në rrugë, janë evidentuar 45 drejtues automjetesh në shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.
Policia Rrugore njofton se, "duke monitoruar rrugët urbane dhe interurbane kryesore me qëllim parandalimin e ngjarjeve rrugore të shkaktuara nga shkeljet si: Garat me shpejtësi, mosrregullimi i shpejtësisë në qendrat urbane, ngarkesat e çrregullta dhe të pasistemuara, qarkullimi në korsitë e ndërrimit të shpejtësisë, mosrespektimi i sinjaleve vertikale urdhëruese dhe kufizueze në këto rrugë, kapërcimi i rrugës nga këmbësorët jo në mbikalimet e përcaktuara etj".
Kjo ishte gama e shkeljeve të cilat u konstatuan nga shërbimet e parandalimit dhe sigurisë në trafikun urban dhe ato në linja jashtë qytetit, ku përgjatë 2 orëve patrullim me përzgjedhje, nga u evidentuan dhe 45 drejtues mjetesh dhe motomjetesh në shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, ku rrezikshmëria është akoma më e madhe, pasi shumica e konstatimeve janë në rrugët Interurbane kryesore ku dhe shpejtësia e lëvizjes është relativisht e lartë, duke rritur ndjeshëm rrezikun e përfshirjes në ngjarjet rrugore me pasoja për jetën dhe shëndetin e përdoruesve të rrugës.
Policia Rrugore e Tiranës
Policia Rrugore e Tiranës njofton gjithashtu se do ushtrojë kontrolle të rrepta gjatë