Zgjedhje pa Ramën? Aleatët e Bashës kundër bojkotit, flasin Shehu e Mediu

2018-09-28 0

Në fillim ish-kryeministri Berisha dhe më pas Basha, thonë se opozita nuk mund të hyjë në zgjedhje me Edi Ramën kryeministër. Me idenë e largimit të Ramës pajtohen edhe aleatët e Bashës por nuk janë dakord me idenë e bojkotit të zgjedhjeve.

Dashamir Shehi, kreu i LZHK-së thotë se vota është e vetmja mënyrë për të ndryshuar realitetin aktual politik.

?Opozita duhet të hynë në zgjedhje, kjo nuk diskutohet. Pushteti në Shqipëri edhe kur shkëmbëhet do shkëmbëhet nëpërmjet votës. Kush shtyn me idenë që këtu të nxisim rrëmyja, protesta me armë e kështu shprehish, këto janë të gjitha debate të kota, të panevojshme që e dëmtojnë opozitën?.

Dashamir Shehi, kreu i LZHK-së
Mbi nevojën e procesit zgjedhor shprehet edhe kreu i republikanëve.

?Nuk ka rrugë tjetër për të ndryshuar realitetin përveç se përmes procesit zgjedhor. Çështja është që shqiptarët kanë nevojë të kenë zgjedhje të lira, të drejta dhe të ndershme ku qytetarët vendosin kush drejton nivelin lokal apo nivelin qendror. Rama ka qenë manipulator me zgjedhjet. Sa kohë do të jetë Rama në pushtet nuk mund ta kemi këtë klim për zgjedhje të lira dhe të ndershme?

Fatmir Mediu, kreu i PR-së

Të pyetur për mundësinë e një marrëveshjeje të re, duket se ka ndarje mes dy aleatëve të PD-së. Dashamir Shehi është i prerë në përgjigjen e tij:

?Pas historisë së hidhur që patëm me një marrëveshje, një marrëveshje naïve që vunë 4 ministra dhe 10 drejtorë që nuk bënë asnjë punë, se edhe nuk mund të bënin edhe sikur të ishin burra të zotë, ishte një gabim i rëndë i zotit Basha. Unë mendoj që nuk do ta përsërisim?

Dashamir Shehi, kreu i LZHK-së