Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Banorët e zonës morën pjesë në dëgjesën publike të zhvilluar për ndërtimin e inceneratorit për trajtimin e mbetjeve në zonën e Sharrës. Qytetarët përveç përmirësimit të ajrit në zonën ku banojnë, kërkuan edhe punësimin e tyre tek subjekti që do trajtojë mbetjet.
Projekti për ndërtimin e Inceneratorit të Tiranës në Sharrë është paraqitur në një dëgjesë me grupet e interesit në Tiranë.
800 ton mbetje në ditë do të trajtohen me teknologji të re, e cila do të sjellë përmirësimin e ajrit në zonë.
Përfaqësues të Aleancës Kundër Importit të Plehrave u larguan nga takimi gjatë prezatimit për shkak se nuk ishin dakord me djegien e mbetjeve.
Ndërsa banorët shprehen pakënaqësi për ajrin e ndotur në zonë, por përfaqësues të kompanisë koncesionare pretenduan se ky fenomen do të marrë fund pas ndërtimit të inceneratorit.
Banori: Kam punuar këtu dhe 20 vjet tek këto plehrat, kam ushqyer kalamajtë. Tani kam që për Vit të Ri jam pa copën e bukës. Po nuk besove hajde me mua dhe të shkojmë tek shtëpia. Janë të gjitha të vërteta, nuk janë mashtrime.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/inceneratori-mbetjet-ne-sharre-banoret-kerkojne-ajer-te-paster-dhe-punesim-largojne-pd