‘Na lironi’/ I ‘forti’ i Shkodrës me 5 anëtarë të grupit ‘Bajri’ kërkojnë të dalin nga burgu

2018-09-28 15

TIRANE-Gjashtë nga nëntë të arrestuarit nga grupi ?Bajri? para 7 ditësh, pas vendimit të Shkallës së Parë kanë apeluar masën ?arrest me burg? në Apelin e Krimeve të Rënda.

Të arrestuarit kërkojnë lirimin nga qelia, caktimin e një mase më të lehtë sigurie, ndërsa ankimet u depozituan në gjykatë nga avokati Arbër Hoxha. Të arrestuarit që ankimuan masën janë: Safet Bajri, Ilir Rustemi, Emrah Plaku, Ismet Idrizi, Klaudio Hoxhalli dhe Denis Brajovic.

Mes të arrestuarve është edhe Safet Bajri, që njihet edhe si i ?forti? i Shkodrës, akuzat ndaj tij janë për përfshirje në manipulim ndeshjesh, armëmbajtje pa leje dhe kanabis, ndërsa ka edhe një tjetër masë sigurie arrest me burg, pasi është dënuar në Belgjikë me 22 vite burg.

Të gjithë të arrestuarit nga grupi Bajri
1. Behar Brajoviq (Bajri) arrestuar në Roterdam, Holandë;
2. Samet Halluni, i arrestuar në Roterdam, Holandë;
3. Ilir Rustemi, i arrestuar në ndërhyrjen e datës 6 shtator në Shkodër;
4. Emrah Plaku, i arrestuar në ndërhyrjen e datës 6 shtator në Shkodër;
5. Astmer Bilali, i arrestuar në ndërhyrjen e datës 6 shtator në Shkodër;
6. Armir Grimaj, arrestuar në Shkodër;
7. Safet Rustemi (Bajri), i arrestuar në Tiranë;
8. Fabiol Rexhepi, i arrestuar në Shkodër;
9. Ismet Idrizi, i arrestuar në Shkodër;
10. Denis Brajoviq, i arrestuar në Tiranë;
11. Klaudio Hoxhalliu, i arrestuar në Tiranë.
Në kërkim koka e grupit Enver Bajri 45 vjeç