http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Moti i keq alarmon Greqinë. Cikloni mesdhetar ?Ksenofon? shkakton një sërë problemesh, shoqëruar me erëra të fuqishme e dallgë që shkojnë deri në 12 ballë. Fenomeni do të jetë intensiv dhe i rrezikshëm dhe do të ndikojë në shumë zona të vendit.Sipas parashikimeve të meteorologëve grekë, cikloni do të prekë orët në vijim një pjesë të mirë të ishujve të Greqisë jugore, midis tyre edhe Kretën, e më pas pritet që ai të ngjitet në Peloponez, i shoqëruar me erëra të fuqishme dhe reshje shiu.Ndërkohë, organi i Mbrojtjes Civile ka njoftuar të gjithë organizmat shtetërore, bashkitë dhe prefekturat e vendit, të jenë në gjendje gatishmërie për të përballuar situatën.Lëvizja e stuhisë pritet të ndjekë rrugën lindore, me shumë shi e erë në Peloponez dhe Kretë të shtunën në mëngjes. Më pas ai pritet te godasë Atikën, Kikladhes, ndërsa të dielën në mëngjes, ishujt e Egjeut Lindor.Për shkak të stuhisë, të mbyllura do të mbeten shkolla dhe kopshte në të gjithë Atikën, Peloponez, Kefalonia, Zakinthos, Hania dhe Rethymno.Ndërprerja e dritave ka nisur ndërkohe në disa zona të Atikës, pas rënies së pemëve në kabllot e energjisë. Gjithashtu janë dëmtuar dhe nënstacione.Autoritetet këshillojnë qytetarët që të jenë shumë të kujdesshëm, dhe të shmangin qarkullimin për shkak të përkeqësimit ekstrem të motit.Në shumë porte të Greqisë është ndaluar lundrimi. Vetëm në Prefekturën e Atikës janë regjistruar qindra pemë të thyera e të shkulura nga fuqia e erës.