“Shqipëria e Maqedonia kanë shumë punë deri në qershor” - News, Lajme - Vizion Plus

2018-09-28 0

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Shqipëria dhe Maqedonia kane nisur zyrtarisht procesin screening, i cili i paraprin vendimit te qershorit 2019 per hapjen e negociatave per keto dy vende. Nga Brukseli, Komisioneri Johanes Hahn u shpreh optimist, por nënvizoi se duhet ende shume pune.?Kjo jave shenon takimin e pare, te shume takimeve qe ne do te kemi, ne menyre qe te shkëmbejmë me koleget tane ligjet e BE, te cilat duhet te transferohen ne legjislacionin e vendeve tyre. Mesazhi im kryesor per delegacionet por edhe per qytetaret është: puna tashme ka filluar. Perspektiva Europiane është drejt materializimit, por gjithsesi kjo do te thote shume pune përpara dhe detyra shtëpie te rëndësishme per t?u bere.?Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj u shpreh e bindur se fale reformës ne drejtësi, Shqipëria do te mbyll me shpejt nje nga kapijut me te veshtire.Ky proces shenon nje moment te ri per perspektiven e integrimit europian te Shqipërisë. Fillimi i këtij procesi eshte me rendesi, jo vetem per përafrimin e legjislacionit vendas me ate europian, por njëkohësisht eshte dhe nje faze e re e mobilizimit politik per te vijuar me tej reformat ne vendin tone. Kapitulli i 23, nje nga kapitujt me te vështire dhe qe duhet me shume kohe per t'u negociuar ne rastin e Shqiperise, me zbatimin me sukses te Reformes ne Drejtesi, do te synohet te mbyllet ne nje faze me te hershme, duke perfituar edhe nga mbështetja e partnereve tane ndërkombëtar.?Ndërsa Bujar Osmani, Zv/Kryeministër dhe Ministër per çështjet europaine i Maqedonisë, zgjodhi qe ne konference per shtyp, te fliste me te dy gjuhet zyrtare.Ky sukses i sotëm eshte realizim i ëndrrës historike te te gjithe qytetareve te Maqedonisë, njeherazi dua te përgëzoj dhe koleget nga Republika e Shqipërisë me te cilet jo vetem qe jemi fqinj te mire por dhe kemi nderin bashkërisht t?i shënojmë sukseset ne proceset euro integruese. Nje nga përfitimet e euro-integrimit eshte pikërisht dhe ajo qe permes integrimit ne BE do ti shlyejmë kufijte e ndërsjelle dhe do ti integrojmë qytetaret tane ne thelbin e vlerave europiane, solidaritetit, te lirisë, barazisë, sundimit te ligjit.Pyetjet e gazetareve ishin me se shumti te fokusuara tek ajo se cfare pritet te ndodh ne Maqedoni te dielën, me Referendumin, ku si Komisioneri Hahn ashtu edhe ministri Osmani riperseriten edhe njëherë rendesine e ketij votimi, ndërsa Hahn nuk kurseu the thumbimet per Presidentin Ivanonv, duke deklaruar se bojkoti nuk është zgjidhje.

Free Traffic Exchange