Mesdheu do të goditet nga stuhia "Medicane", ndërsa Italia, Greqia dhe Turqia pritet që të jenë shtetet më të prekura.Sipas ekspertëve italianë kjo stuhi i përket kategorisë 1 ose 2, e cila do arrijë erëra që tejkalojnë shpejtësinë 160 km/ h.Uragani pritet të arrijë formën e tij të plotë sot, ku pitet të godasë brigjet siciliane, ndërsa zonat më të rrezikuara janë Siracusa dhe Catania. Rrymat e ajrit që vijnë nga verilindja do të përplasen me avujt e ngrohtë të ujit dhe kjo do të bëjë që të formohet një ciklon i cili pritet të fuqizohet duke vënë në rrezik brigjet italiane. Ndër pasojat kryesore që pritet të shfaqen nga stuhia janë shirat e rrëmbyer, stuhitë e forta dhe rreziku i përmbytjeve.Report TV publikon pamjet nga sateliti të stuhisë 'Medicane' .