Dimri në Kukës ka trokitur më herët se viteve të tjera e temperaturat janë ulur ndjeshëm duke sinjalizuar banorët e qytetit verior për t?u bërë gati për stinën e ftohtë. Përgatitjet e para janë sigurimi i druve për ngrohje të cilat sipas banorëve, çmimi i tyre është rritur shumë dhe është bërë i papërballueshëm. Një metër kub dru këtë vit kushton deri në 4 mijë lekë ndryshe nga vjet kur ishte 3500 lekë të vjetra.
Ndërsa arsyetimi i tregëtarëve është se rritja e çmimit vjen si pasojë e moratoriumit për prerjen e pyjeve.
Jemi përgatitur. Kemi marrë një pjesë të druve.Cmimet e druve janë të shtrenjta.Por skemi çfarë të bëjmë. Jemi përegatit jo plotësisht.Drutë janë rritur. Një farë të përgatitme.Dru nuk ka.Edhe po të kishte nuk preken me dorë.Me çfarë ti marrim. Shtrenjtë. 35 mijë deri në 40 mijë lekë. Drutë problem.Shtrenjtë janë.Ku ti marrim paratë.
Banorët
Në qytetin e Kukësit gjatë dimrit harxhohen më shumë se 15 mijë/metër kub dru zjarri nga familjet, pa llogaritur shkollat, institucionet parashkollore apo spitalet.