Gazetari i investigativ i Report Tv, Artan Hoxha publikon ekskluzivisht në ?45 minuta? mesazhet e shkëmbyera mes Ramazan Rrajas nipit të deputetit të PS, Rrahman Rraja dhe ish-oficerit të policisë së Krujës, Emiljano Nuhu. Nga komunikimet telefononike përmes Whatsapp, marrëdhëniet mes ish-oficerit dhe nipit të deputetit duken krejtësisht miqësore, ndërsa rezulton se janë takuar në Tiranë. Në bisedat e publikuara nga Hoxha shihet se komunikimi i parë është mes Emiljano Nuhut dhe nipit të deputetit është në datën 26 korrik dhe tregon se të dy kanë pasur njohje.
Në tekst, ish-oficeri i i kërkon Ramazan Rrajës ta takojë në Tiranë te ?Casa Italia?. Në datën 27 korrik, oficeri i policisë, Emiljano Nuhu hyn në lojë dhe merr dëshminë e vajzës Xhisiela Maloku e cila ka paditur për dhunë Rexhep Nuhun, djalin e deputetit të PS, Rrahman Nuhu. Këtu, mesazhi i radhës i shkëmbyer mes Rrajas dhe Nuhut është ai pasi ishte marrë dëshmia e vajzës në polici. Ramazan Rraja i drejtohet duke e pyetur nëse ka qenë ai i cili ka marrë në pyetje të renë. Dhe oficeri i përgjigjet se ishte vetë ai. Më pas ata lënë një takim dhe takohen në Tiranë.
Bisedat me mesazhe mes të dyve nuk flasin aspak për një marrëdhënie të acaruar apo në kufijtë e kërcënimit me jetë me pistoletë në kokë, siç pretendon ish-oficeri Emiljano Nuhu, për të lënë të lirë djalin e deputetit.