Ora News - Tatimi i pasurisë do të paguhet dhe për ndërtesat e palegalizuara

2018-09-27 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ministria e Drejtësisë dhe ajo e Financave kanë miratuar një udhëzim të posaçëm, sipas të cilit do të përfshihen në procedurën e taksimit dhe ndërtesat që ende nuk janë legalizuar.

Vendimi është publikuar këtë të enjte në Fletoren Zyrtare por ka hyrë në fuqi në datën 10 shtator kur dhe është miratuar prej të dy Ministrive.

Bëhet fjalë për sistemin e taksës së pasurisë, që mblidhet dhe administrohet prej pushtetit vendor.

Sipas kësaj skeme, tarifa do të vendoset në bazë të vlerës që ka objekti i ndërtuar, edhe pse nuk është ende i regjistruar në Hipotekë.

Për të evidentuar vlerën, objektet do të përfshihen në bazën e të dhënave.

Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, ALUIZNI dhe Drejtoria e Përgjithshme të Taksës së Pasurisë për këtë qëllim do të të realizojnë shkëmbimin e informacionit mbi pasuritë.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/tatimi-i-pasurise-do-te-paguhet-dhe-ndertesat-e-palegalizuara