Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka mori pjesë në takimin Ministror të Mbrojtjes të Ballkanit Perëndimor, në kuadër të Presidencës Austriake të Këshillit të Bashkimit Evropian. Takimi, i mbajtur në Graz (Austrisë) ishte një nismë e Ministrit të Mbrojtjes të Austrisë, Mario Kunasek, në kuadër të aktiviteteve të organizuara nga pala austriake për prioritetet në fushën e mbrojtjes.
?Trajtimi i sfidave të sigurisë mbetet një nga prioritetet tona kryesore, pasi është një interes i përbashkët për të pasur një kujdes të veçantë për rajonin tonë. Megjithëse kërcënimet e sigurisë po bëhen shumë të ndryshme në zonën euroatlantike, ne kemi bërë një përparim të shkëlqyer në drejtim të sigurisë dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor. Shqipëria vazhdon të luajë një rol konstruktiv duke prodhuar siguri për rajonin ?, tha Ministrja Xhaçka në fjalën e saj.