BOOM: Boga turistike me ambulancë shëndetësore si stallë, na duhet një truall pa pronar

2018-09-27 4

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Programi kombëtar për restaurimin e 300 qendrave shëndetësore, duket se nuk ka mbërritur ende në zonën e Malësisë së Madhe, aty ku ambulanca e fshatit Bogë më shumë se një institucioni shëndetësor, i ngjan një stalle.

E vendosur aty prej më shumë se 15 vjetësh, kjo qendër nuk ka njohur asnjë investim.

Mbulesa e tarracës përbëhet nga eterniti, një lëndë e ndaluar kjo të përdoret për termoizolim që në vitin 1994.

Banori: Si qendër është e pastabilizuar pavarësisht shërbimit që mund të bëjnë njerëzit në të.Nuk kemi qendërtë përcaktuar si fshat.Infermier, mami, doktor e të gjitha i bën ky doktor, nuk ka tjetër.Nuk duhet të ishte e mbuluar me eternit.

Krahas të tjerave, Boga është një fshat që vizitohet nga qindra turistë.

Sipas ndihmësmjekut që shërben në zonë, arsyeja pse kjo ambulancë është në këtë gjendje është e lidhur me faktin se godinës i ka dalë pronari.

Pëllumb Maklaj, infermier: Janë 400 banorë që jetojnë në fshat, ky fshat frekuentohet shumë nga turistë. Ka 15 vjet që i shërbej këtij komuniteti. Pjesa dërmuese e shërbimit në këtë fshat, nga unë që jam personel i shëndetësisë mbi 90% shërbej nëpër banesat e tyre por duhet të jetë një qendër.Të shtohet personeli pasi ka shumë fluks turistësh në periudha të caktuara.Është turp të fusësh një turist këtu. E kemi referuar çështjen.Sipas atyre mendohet se është pronë private dhe nuk është pronë e shtetit për të ndërhyrë.

Gjatë interesimit në lidhje me këtë rast, gazetarët e "BOOM" mësuan se në fshatin Bogë përpara disa vitesh është ndërtuar edhe një tjetër ambulancë, por edhe ajo nuk ka funksionuar asnjë ditë, pasi pronari i tokës nuk e ka lejuar një gjë të tillë.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/boom-boga-turistike-me-ambulance-shendetesore-si-stalle-na-duhet-nje-truall-pa-pronar

Free Traffic Exchange