Dita ndërkombëtare e turizmit, ministri Klosi: Vetëm për muajin shtator kanë hyrë 610 mijë turist

2018-09-27 3

Sot është data 27 shtator dhe njihet si Dita Ndërkombëtare e Turizmit. Pikërisht në lidhje me këtë datë të rëndësishme Ministri i Turizmit dhe i Mjedisit në një bashjkëbisedim me gazetarët foli në lidhje me zhvillimin e turizmit në Shqipëri. Blendi klosi theksoi se vetëm për muajin shtator kanë hyrë 610 mijë turistë në Shqipëri.

?Sot është 27 shtatori dita ndërkombëtare e turizmit që në vitin 1980 është shënuar në të gjithë kontinentin si një ditë reflektimi për të kuptuar se ku jemi me politikat e zhvillimit të turizmit, cfarë realizojnë shtetet anëtare të organizatës botërore të turizmit për të pasur një sektor të suksesshëm, një ekonomi të zhvilluar, të bazuar në tuzimin dhe nepërmjet turizmit më shumë vende pune, më shumë vende pune, më shumë mirëqenie, më shumë të ardhura nga ekonomitë e vendeve. sot është data 27 shtator dhe për Shqipërinë vetëm për muajin shtator shënojmë deri më sot 610 mijë turistë të hyrë në Shqipëri që krahasuar me po të njëjtin muaj, shtatorin e vitit 2017 kemi mbërritur në shifrën 31% më shumë. U gëzuam shumë kur në gusht arritja e turistëve ishte 27% më shumë se i njëjti muaj, një vit më parë, por shtatori na bën shumë më tepër optimistë pasi kuptojmë që politikat tona të ndjekura gjatë gjithë kësaj periudhe për të transformuar turizmin jo vetëm gjatë sezonit të verës për të pasur një ofertë turistike më të zgjeruar, na bën të rikujtojmë se ia kemi dalë dhe sot në Shqipëri nuk flitet më për një sezon turistik 4 mujor por për një sezon turistik, i cili fillon padyshim që nga muaji prill dhe vazhdon deri në muajin tetor. Na bën të ndihemi mirë se kemi arritur që së bashku me një komunitet shumë të nderuar që sot në Ditën Ndërkombëtare të Turizmit do të doja shumë që ta përshëndesja, komunitetin e biznesit i cili ka arritur që të kuptojë se turizmi po shndërrohet në një ekonomi gjithmonë e më në zhvillim në vendin tonë., realizoj struktura akomoduese të cilat sot arrijnë të absorbojnë një numër kaq të tmadh turistësh, por po ashtu së bashku me ne dhe ata e kanë kuptuar se ka ardhur koha që të mendojmë për kapacitete më të mëdha, me investime në zonat turistike. Na bën të ndihemi mirë, kjo datë e turizmit, pasi kemi arritur që t?ia dalim që së bashku me shumë e shumë faktorë të tjerë gjatë sezonit turistik të vitit 2018 e kishim për herë të parë disa sisteme të reja të ngritura në terrritor të cilët na siguruar 3 sfidat tona të mëdha, të cilat i kemi thënë shpeshs gjatë gjithë periudhës së parë të sezonit turistik