http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev u beri thirrje për here te fundit qytetareve për referendumin pasi te premten nis heshtja zgjedhore. Vota pro referendumit, do të thotë një Maqedoni në Bashkimin Europian u shpreh shefi i qeverise duke shprehur bindjen se edhe shqiptaret do te mbështesin marrëveshjen për emrin.Zoran Zaev: ?Unë do të votoj, për të mirën e fëmijëve tanë. Për shtet të qetë dhe të sigurt, që maqedonasit, shqiptarët, turqit, serbët, romët, boshnjakët, vllahët, dhe të gjitha komunitete tona, të jetojnë jetë të mirë. Të dielën votoni edhe ju. Vota juaj e cakton drejtimin e Maqedonisë. Vendosin ata që do të votojnë. Nëse shumica e votave janë ?pro?, ne hapim përgjithmonë rrugën drejt NATO-s dhe Bashkimit Evropian. Të dielën, vota juaj do ta përcaktojë ardhmërinë tonë dhe ardhmërinë e shtetit tonë. Ejani të bëhemi bashkë siç ishim para 27 vjetësh. Ejani ta çojmë shtetin tonë drejt ardhmërisë së ndritshme. Bashkë, ?pro? Maqedonisë evropiane?Ndërkohë nga Nju Jorku, presidenti Gjorge Ivanov shfrytëzoi foltoren e OKB-së për të përsëritur qëndrimin e tij kundër. Ai u kërkoi qytetarëve ta bojkotojnë referendumin te cilin e quajti vrasje historike.Gjorge Ivanov: ?Si qytetar i Maqedonisë, kam marr vendimin që më 30 shtator, të mos shkoj të votoj. Dhe jam i bindur që ju, qytetarët tanë, do të merrni gjithashtu këtë vendim të mençur. Për shkak të pengesave greke, Maqedonisë po i mohohet e drejta e prosperitetit. E vetmja e vërtetë është se ne jemi maqedonas, dhe shteti ynë është Republika e Maqedonisë?.Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka njoftuar se gjithçka është gati. Në referendum kanë të drejtë vote 1 milion e 725 mijë votues, por që ai te konsiderohet i suksesshëm, duhet që 863 mijë qytetarë të votojnë pro marrëveshjes me Greqinë.