Rudina - Erion Isai: “Princi Brekt”, nje shfaqje qe duhet ta shikoje cdo femije! (27 shtator 2018)

2018-09-27 1

?Princi Bretk? përralla e vëllezërve Grim ishte premiera e parë që çeli dyert e Teatrit të Kukullave në kryeqytet. Shfaqja mirëpriti të parët fëmijët pa prindër të shtëpisë ?Zyber Hallulli? e po ashtu fëmijë të organizuar nga ?Fundjavë Ndryshe?. Ndërthurja e kukullave me projeksionin argëtoi për rreth 30 minuta të vegjëlit. Me regji të Flori Kokonës dhe interpretim të mjeshtreve të kukullave si Shegushe Bebeti e Florina Mazreku shfaqja përcolli mesazhe të rëndësishme mbi bullizmin dhe jo vetëm.

Sot drejtori i Teatrit të Kukullave Erion Isai i ftuar në studion e ?Rudina? në Tv Klan tha se pavarësisht se në Tiranë janë tre teatro që prodhojnë teatër për fëmijë, kërkesat janë gjithnjë e në rritje.



?Ne jemi tre teatro që vazhdojmë të prodhojmë forma të ndryshme të stilit teatror për fëmijë , jemi ne Teatri i Kukullave, është Teatri Metropol dhe ai Eksperimental dhe të treja sallat janë plot dhe kërkesat vazhdojnë të jenë në rritje. Unë jam shumë i lumtur që njerëzit janë ndërgjegjësuar. Çdo të shtunë dhe të dielë ka shfaqje dhe shumë shpejt me një marrëveshje të materializuar me Ministrinë e Kulturës dhe të Arsimit do të fillojmë me shfaqje të organizuara nga e marta deri ditën e premte për shkollat dhe kopshtet e Tiranës për t?i ndjekur në një cikël të organizuar çdo premierë të tyre për ta bërë Teatrin një edukim parësor të fëmijës. Ne jemi duke parë edhe një formë të re bashkëpunimi që të ngremë teatro në rang Qarku. Me Zamira Kitën kemi rënë dakort që do të krijojnë varësi artistike nga ne, pra shfaqjet që nuk i kemi pjesë të repertorit në një ditë të caktuar do t?ia ofrojmë teatrove të rretheve, do t?i çojmë kukullat e tekstin në mënyrë që publiku i Korçës t?i ndjekë shfaqjet njëlloj si publiku në Tiranë. Mendoj se çdo fëmijë ka të drejtë të marë edukimin njësoj. Gjatë këtij viti do të kemi një kalendar të ngjeshur, do të kemi rreth 11 premiera të reja në teatër. Në Nëntor kemi një periudhë të ngjeshur për vitin e Skënderbeut do të sjellim një muzikor ku fëmijët do të jenë vetë prodhues. Do të sjellim një muzikor ku fëmijët luajnë dhe mësojnë histornë e Skënderbeut. Dhe për të kulmuar në datën 28 Nëntor që është edhe Nata e Bardhë do të sjellim qendrat kulturore në rang qarku me performanca folklorike dhe tradita të Shqipërisë? tha Isai./tvklan.al

Free Traffic Exchange