Ora News - Çerdhe dhe kopshte në vendin e punës, ja projekti i ri i Bashkisë Tiranë

2018-09-27 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Bashkia e Tiranës është duke negociuar me bizneset që kanë më shumë se 100 punonjës që të ndërtojnë çerdhe apo kopshte brenda ambienteve të tyre për fëmijët e stafit. Kjo është një nga mënyrat që Bashkia ka gjetur për ti dhënë zgjidhje fluksit për regjistrim më institucionet e arsimit parashkollor.

Të gjithë ata prindër që kanë problem për të gjetur një çerdhe për fëmijët e tyre, duket se do të marrin një zgjidhje pasi bashkia e Tiranës është duke bërë gati një projekt, i cili synon ngritjen e çerdheve pranë bizneseve që kanë më shumë se 100 punonjës.

Edhe pse ka në plan ndërtimin e çerdheve dhe kopshteve të reja, Bashkia e Tiranës është duke menduar alternativa të reja për shkak të fluksit të lartë.

Drejtorja e Qendrës Ekonomike e Zhvillimit dhe Edukimit të Fëmijëve, Zhaneta Beqiri, zbulon projektin e bashkisë që është në fazat fillestare.

Zhaneta Beqiri: Një formë tjetër që njihet në gjithë botën, që bizneset e mëdha që kanë më shumë se 100 punëtorë në ambjentet e tyre të punës që punonjësit e tyre të jenë më efikas në punë, të kenë çerdhe dhe kopshte brenda ambjenteve. Nuk është thelbi ku merret shërbimi, e rëndësishme është që të gjitha këto forma që ofrojnë kërtë shërbim, të ofrojnë shërbim cilësor.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/cerdhe-dhe-kopshte-ne-vendin-e-punes-ja-projekti-i-ri-i-bashkise-tirane