Report Tv-Vrasja e gjyqtares Fildez Hafizi, fëmijët refuzojnë përballjen me babain

2018-09-27 0

Dy fëmijët e mitur të gjyqtares Fildez Hafizi të vrarë nga ish-bashkëshorti i saj Fadil Kasemi, refuzojnë të përballen me babain e tyre në Gjykatën e Krimeve të Rënda.

Me anë të një kërkese në seancën e kësaj të enjte, ku ata ishin thirrur si dëshmitarë, ata refuzuan të ishin të pranishëm me argumentin se ndodheshin në shkollë në këtë orar dhe s?duan të përballen me babain e tyre pasi ai i ka lënduar.

Nëpërmjet avokatit të tyre, Fran Dashi vajza dhe djali i mitur i çiftit Hafizi-Kasemi , ata kërkuan nga togat e zeza të krijojnë një mundësi që dëshminë e tyre ata ta japin në një orar pasdite në ambientet e banesës ose edhe në gjykatë por me kushtin që të mos jetë i pranishëm Fadil Kasemi.

Ndërsa më herët avokati Dashi kërkoi legjitimimin e tij me prokurorë nga Amelia Asllani motra e Fildeze hafizit e cila prej 4 3 muaj ka marrë me vendim gjykate dhe kujdestarin e dy fëmijëve të mitur.

E pranishme për dëshminë e dy fëmijëve në gjykatë ishte e pranishme dhe psikologia e cila u urdhërua të marrë kontakt me fëmijët.