Akuzat ndaj të birit nga një vajzë e re, që e akuzoi dhe më pas e tërhoqi denoncimin e saj se ishte përdhunuar nga Rexhep Rrahja, i ati deputet i quan thjesht fryt të një xhelozie mes të rinjve.
Rrahman Rraja: Djali atë ditë, në 21 ka qenë me pushime në Sarandë bashkë me një të dashurën e vet. Pikërisht xheloizia ka qenë ajo që e ka shtyrë atë vajzë që djali ka qenë më pushime, pasi ka parë fotot, sicc janë të rinjtë sot që i publikojnë dhe për këtë aryse ka shkuar dhe ka bërë denoncimin.
Ndërsa akuzat nga ish-oficeri i Komisariatit të Policisë së Krujës, Emiliano Nuhu se e ka kërcënuar në zyrën e tij me armë, sëbashku me të vëllain, në prani dhe kryetarit te grupit parlamentar Taulant Balla dhe kryebashkiakut të Krujës, Artur Bushi i quan të gënjeshtërta.
?Ai doli tani i zhveshur lakuriq me azilin që kërkoi. Asnjë nga akzuat që oficeri i policisë, ose verisioni ka dhënë nuk ekzisotn. Unë atë ditë nuk kam qënë fare. Kam qenë diku me disa miqtë e mi?.
Policia deklaroi një ditë më parë se takimi mes oficerit të policisë Nuhu dhe Rrahman Rrahjes e të birit Rexhepi është provuar se është zhvilluar në një lokal në kryeqytet dhe nga verifikimet rezulton se ata njiheshin kohë më parë.
Por deputeti socialist i qarkut të Durrësit, mohon në mënyrë kategorike se e njeh oficerin e policisë, Emiliano Nuhu apo ka komunikuar me të ndonjëherë, e aq më shumë ta ketë kërcënuar.
"Sot po të më venë përballë nuk e njof. Nuk e di për djalin, por unë nuk e njoh".
Deputeti socialist mohon që i biri të ketë qenë ndonjëherë në kërkim nga policia.
"Të jetë në kërkim dhe të lëvizë lirshëm nuk ka kuptim".
Ish-oficeri Emiliano Nuhu, i cili aktualisht ndodhet jashtë vendit përmes një letre drejtuar organit të akuzës dhe për dijeni edhe kryeministrit Rama e akuzonte djalin e deputetit socialist se kishte dhunuar dhe tentuar të përdhunonte një vajzë.